Dy këmbësor janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti ku ka qenë e përfshirë edhe një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.