Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Drenas-Komoran, konkretisht në fshatin Zabel i Ulët.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sipas së cilës aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.