Dy të plagosur në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e dy personave që ndodhi sonte në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, deklaroi ajo.

Të ngjashme