Dy të rinj serbë sulmohen nga shqiptarët në Mitrovicën veriore

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Dy të rinj serbë janë plagosur mbrëmë në Mitrovicën veriore kur në lagjen e boshnjakëve i ka sulmuar jë grup shqiptarësh, transmeton Kossev lajmin e radio kontakt plus-it.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Nemania” rreth orës 20:30.

Paraprakisht, siç njoftohet, verbalisht ishte sulmuar motra e njërit nga dy serbët e plagosur.

Atyre u është dhënë ndihma në qendrën klinike spitalore në Mitrovicën veriore ku ata janë hospitalizuar.

Babai i njërit nga të sulmuarit, Dragoslav Kostiq, ka thënë se 30 shqiptarë kishin sulmuar djalin e tij dhe shokun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme