Dy të vdekur dhe 164 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Dy viktima dhe 164 raste të reja me COVID-19 janë shënuar të premten në Maqedoninë e Veriut.

Këto shifra kanë dalë nga 1045 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit

Sipas njoftimit pacientët që kanë vdekur janë nga Shkupi dhe nga Tetova.

Ndërkaq 12 pacientë janë regjistruar si të shëruar .Sipas qyteteve tre pacientë të shëruar janë nga Shkupi, gjashtë nga Prilepi, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Vinica.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin Maqedoninë e Veriut shkon në 3701, prej të cilëve 1694 janë shëruar kurse 171 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Të ngjashme