Dy persona kanë gjetur vdekjen në një aksident që ka ndodhur sot pasdite në rrugën Gjakovë-Pejë.
Akjsidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Skivjan. Dy veta kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Ata janë dërguar në QKUK në Prishtinë, thuhet në një njoftim të Policisë.
Deri tek aksidenti kishte ardhur teksa dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta. Kur kanë ardhur në fshatin Skivjan, njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e humb kontrollin duke kaluar në krahun e majtë ku ndeshet me automjetin që lëvizte nga krahu i tjetër. Si pasojë, në vend ngjarje humbin jetën: H. N., I lindur më 1975 – vozitësi i njërit automjet – dhe nëna e tij SH. N. e lindur me 1951. Lëndime të rënda kanë pësuar 14-vjeçarja S. N. dhe GJ. P. i lindur më 1963.
Të gjitha njësitë relevante, së bashku me prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.