Dy vëllezër shqiptarë dhunojnë një grua, e pëson edhe 12-vjeçari

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezër me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia e Kretës me akuzën e dhunës në familje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Platanias në Chania, ku dy vëllezërit 43 dhe 46 vjeç, sulmuan bashkëshorten 39-vjeçare të njërit prej të dyve dhe filluan ta rrahin dhe shajnë.

Bashkëshorti 43-vjeçar dhe babai i një djali 12-vjeçar, më pas ka goditur fëmijën e tij.

Ata janë pikasur nga banorët e zonës kur kanë tentuar të fusin në makinë 39-vjeçaren dhe fëmijën e mitur kundër vullnetit të tyre.

Menjëherë është vënë në dijeni policia, e cila ka identifikuar dhe arrestuar autorët.

Të ngjashme