Dy vrasjet në Suharekë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarit

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Për dy rastet e vrasjeve në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarve

Lajmi është bërë i ditur për Ekonomia Online, nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Prokuroria në Prizren pas pranimit të kallëzimit penal nga ana e IPK-së, për të dyja rastet kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatë, për paraburgim”, tha Shala.

“Kemi pranuar kallëzimet penale, të dyshuarit, për vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi dhe përdorim i paautorizuar i armëve”, shtoi Shala për Ekonomia Online.

Njëri rast ka të bëjë për rreshterin e policisë Sh.S., i dyshuar për vrasjen në Suharekë.

32-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës është vrarë  dje në mëngjes në një kazino të qytetit, ku po punonte.

Rasti tjetër, ka të bëjë me vdekjen e një burri dhe plagosjen e një grua, në një incident ndërmjet vëllezërish në Studençan të Suharekës.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme