Dyert për në NATO janë të hapura, çka duhet të bëjë Maqedonia

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 11:00 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dje në Bruksel në një konferencë shtypi me kryeministrin Zoran Zaev njoftoi se krerët e Aleancës në Samitin më 11 dhe 12 korrik do të dërgojnë ftesë për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas interpretimeve të ndryshme të opinionit publik rreth procedurës së pranimit të Maqedonisë, Stoltenberg sqaroi mundësit e anëtarësimit të plotë, referendum i suksesshëm për marrëveshjen me Greqisë mbetet një kusht i rëndësishëm, por Maqedonia tashmë do të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s dhe para anëtarësimit të plotë.

Në Samitin e ardhshëm të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, Maqedonia do t’i jepet një mundësi për të filluar bisedimet e pranimit në Aleancë, ky është një kusht i papërcaktuar që të gjitha vendet e mëparshme anëtare kanë kaluar, shpjegon Stoltenberg.

Pas përfundimit të negociatave për anëtarësim, do të nënshkruhet Protokolli për Anëtarësim, i cili duhet të ratifikohet nga kuvendet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Procesi i ratifikimit është nga ato që merr më shumë kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme