Dyshime për keqpërdorim seksual të një të miture në Fushë Kosovë

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 13:00 | Nga

Në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës raporton të ketë ndodhur një rast i një keqpërdorimi të një vajze nën moshën 16 vjeçe.

Rasti mësohet të ketë ndodhur më 25 të këtij muaji, ndërsa raportimi në polici është bërë 2 ditë pas.

“Më 27.06.2016 një femër K/Ashkalike ka raportuar se vajza e saj është keqpërdorur seksualisht nga një mashkull K/Ashkali”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari dhe viktima, sipas po këtij raporti, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme