Dyshohet se vjehrri ngacmoi seksualisht renë e tij në Pejë

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Vjehrri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht renë e tij në Pejë me datën 11 maj, ndërsa viktima e ka raportuar rastin në polici ditën e hënë (15 maj).

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Është iniciuar rast ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën “Ngacmim seksual”, tha Nikçi.

Rasti është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë.

“NGACMIM SEKSUAL/Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme