Dyshoi se ishin me Coronavirus, burri qëllon për vdekje gruan dhe më pas veten

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka qëlluar për vdekje gruan dhe më pas veten, pasi mendoi se ata ishin të infektuar me Coronavirus. Ngjarja e rëndë ndodhi në Illinois, në SHBA, dhe autoritetet thonë se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje sepse gabimisht çifti mendoi se ishte infektuar me Coronavirus.

Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will, punonjësit socialë të cilët ishin dërguar në shtëpitë, në bllokun 400 të rrugës Bruce në Lockport Township, për të kryer një kontrolle të mirëqenies, zbuluan kufomat e 54-vjeçarit Patrick Jesernik dhe 59-vjeçar Cheryl Schriefer.

Të dy, trupat u gjetën në dhoma të ndara, në rezidencën e tyre, të shtruara në pishina gjaku. Secili ishte qëlluar një herë në kokë dhe një revolver i ngarkuar ishte afër trupit të Jesernik. Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët shkruajtën se të gjitha dyert dhe dritaret e shtëpisë ishin mbyllur nga brenda, shtëpia ishte ‘e rregullt’ dhe nuk kishte shenja dëmtimi.

Personi që ka thirrur policinë, u ka thënë hetuesve se ai ishte kontaktuar nga familja e Jesernik, i cili kërkoi të kontrollohej, sepse nuk kishin folur me të.

Hetimet tregojnë se çifti nuk kishte pasur mosmarrëveshje të mëparshme familjare.

Është raportuar se Schriefer kishte pasur vështirësi në frymëmarrje, e cila është një nga simptomat e koronavirusit. Familja tha se në dijen e tyre, ajo nuk e kishte marrë rezultatin e testit.

Të nesërmen, një autopsi që iu krye çifti, zbuloi se gruaja ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës në distancë të afërt. Vdekja e saj u quajt vrasje.

Të ngjashme