E ardhmja e Salah-ut? Flet agjenti i tij

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Anësori egjiptian, Mohamed Salah është në kërkim të një klubi të ri.

Pas Botërorit, ku dërgoi Egjiptin e tij në 1/8-tat e finales, “Faraoni” po kërkon aventurë të re pas largimit të tij nga Liverpooli.

Rreth kësaj foli edhe agjenti i tij Ramy Abbas, duke thënë se nuk ka ende ndonjë marrëveshje, ndonëse u lidh me një kalim në Arabinë Saudite.

“Ende nuk e dimë se ku do të luajë Mohamed sezonin e ardhshëm… por mund ta dimë shumë shpejt”.

Salah, kaloi 9 vjet te Liverpooli duke u shndërruar në një legjendë dhe arriti të fitonte gjithçka, përfshirë 2 tituj të Premierligës dhe Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme