E bind Jose Mourinhon, ylli i Real Madridit rinovon edhe për dy vite

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për dy sezone të tjera.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, qendërmbrojtësi gjerman ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me klubin madrilen, e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2027.

Marrëveshja e mëparshme e 33-vjeçarit skadonte në fund të këtij muaji, por palët kanë arritur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit. Njoftimi zyrtar nga Real Madridi pritet të publikohet brenda 24 orëve të ardhshme.

Rudiger pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv të “Los Blancos” sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Mbrojtësi gjerman së fundmi u aktivizua si zëvendësues në fitoren bindëse 7-1 të Gjermanisë ndaj Curacaos në ndeshjen hapëse të Botërorit.

Ndërkohë, Real Madridi vazhdon të punojë për forcimin e mbrojtjes, teksa tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje për afrimin e Ibrahima Konate, Denzel Dumfries dhe Marc Cucurella, të cilët pritet t’i shtohen skuadrës në muajt e ardhshëm.

Të ngjashme