E fshehu se e kishte burrin të infektuar, 300 kolegët e saj do të shkojnë në izolim

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Një punonjëse e kompanisë ArcelorMittal nga Zenica në Bosnjë-Hercegovinë tash e saj kohë e kishte burrin të infektuar me koronavirus, por e heshti këtë dhe tash, 300 kolegët e saj në vendin e punës duhet të shkojnë në izolim 14-ditor.

Këtë e konfirmoi kryetari i sindikatës së Arcelor MIttal, Zuhdija Kapetanoviq. AI tha se punonjësja heshti dhe rregullisht shkoi në punë.

“Në momentin që u zbulua se burri i saj ishte i infektuar, të gjithë punëtorët e departamentit të saj u dërguan nëpër shtëpi, e sigurisht do të dërgohen edhe ata që kanë udhëtuar së bashku me të me autobus. E kur të gjithë këta llogariten, atëherë kemi të bëjmë me 300 punëtorë”, ka thënë Kapetanoviq, përcjell Klix.

Ai po shpreson që kompania do të kalojë lehtë dhe se nuk do të ketë shumë të infektuar.

Ndërkohë, firma përmes një komunikate ka thënë se nuk bëhet fjalë për 300 punëtorë dhe se në ditët në vijim do të njoftojë publikun zyrtarisht.

Të ngjashme