E gjeti një fishek në veturë, deklarohet drejtori i Inspektoratit në Lipjan

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Lipjanit, Flamur Sylejmani, ka gjetur dje në veturën e tij një fishek. Ai e ka raportuar rastin në polici ku është cilësuar si “Kanosje”.

Sylejmani në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se dyshon se kërcënimi që i është bërë ka të bëjë me punën në Drejtorinë e Inspektoratit.

“Lidhur me rastin, nuk kam çka të shtoj përveç asaj qe kam deklaruar në polici. Kam disa raste kanosje, mirëpo për këtë rast nuk mund të them që dyshoj në dike. Asnjëri nga rastet kanosje nuk vie nga probleme personale, secila është nga zbatimi i ligjit nga Drejtoria e Inspektoratit të cilën e udhëheq nga janari 2022“, tha ai.

Ky nuk është rasti i parë i raportuar nga drejtori i Inspektoratit në Lipjan pasi në shtator të 2022 ai kishte denoncuar në polici Adnon Dedushin, pronarin e firmës së taksive “Liberty”, në Lipjan. Sylejmani e ka paditur Dedushin për kanosje.

Të ngjashme