E hëna në Shqipëri nis me shi, por rriten temperaturat

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Sipas meteorologëve, në Shqipëri vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, kur priten rrebeshe shiu, si fillim në veri e gradualisht gjatë pasdites shirat zbresin në veriperëndim të territorit. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët por gjatë natës pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga Jugu duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 8 në 28 gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme