E infektuara e fundit me Coronavirus është nga Prishtina

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u konfirmuar edhe një rast me Coronavirus në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçare që erdhi nga Londra.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është rasti i parë i shënuar në Pirshtinë.

“Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Të ngjashme