E-kioska te Qendra e Regjistrimit Civil në Pejë qe një vit e prishur

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:42 | Nga

Ka një vit që shërbyesi elektronik, E-kioska, për marrjen e certifikatave, është jashtë funksionit dhe është duke e luajtur rolin e dekoruesit të oborrit të Qendrës së Regjistrimit Civil. Dy aparate të tilla elektronike janë vendosur në gushtin e vitit 2016. Njëri para hyrjes së Administratës Komunale dhe ky tjetri para kësaj qendre.

Të dyja këto aparate digjitale për nxjerrjen e certifikatave kanë kushtuar mbi 15 mijë euro, dhe janë blerë në bashkëfinancim të Komunës së Pejës dhe USAID-it amerikan. E-kioska e Qendrës së Regjistrimit Civil e ka hequr nga funksioni një prishje teknike, e cila qe një vit nuk është sanuar, megjithëse kostoja nuk është e lartë që do ta ngarkonte arkën komunale.

“Rreth 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 euro ndreqet”, thotë mbikëqyrësi i E-kioskës, Avni Hajrizi, nga Zyra e teknologjisë informatike në komunë. Megjithëse kjo shumë nuk është aq e lartë, kjo ka mbetur pa u rregulluar, siç thotë ai, shkaku i mungesës së mjeteve.

Të ngjashme