E kishte nënshkruar Kadri Veseli, Albin Kurti e rishpall 5 Shtatorin – Ditë në nderim të Nënës Terezë (por ia heq emrin)

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Agron Halitaj ka vërejtur se një vendim qe Kuvendi i Kosoves e ka marre ne vitin 2016, Albin Kurti, sot e paska nxjerrë si vendim te ri, i aprovuar nga ana e tij.

“Dallimi i vetem mes vendimit te fundit me ate te para gjashte vjeteve eshte: “bamiresia” eshte bere “humanizem”, dhe emri Nena Tereze eshte fshire nga teksti”, ka shkruar Halitaj në faqen e tij në Facebook.

“Parimisht vendimi i fundit, perpos tendences per t’u shitur si i ri, nuk ka asnje vlere per faktin se vendimi i Kuvendit eshte më me peshe krasuar me ate te Qeverise. Pos kesaj, meqe ky vendim ka te beje me 5 shtatorin, nje date qe nderlidhet me Nene Terezen, s’eshte dashur te hiqet emri i saj nga dokumenti”.

“Dua te besoj qe Kurtit i ka ikur nga mendja se ekziston nje vendim i ngjashem qe prej kohes kur ka qene deputet, perndryshe nese e ka ditur dhe e ka marre kete vendim, me siguri na pandehe si njerez qe nuk kemi fare kujtese dhe duhet ta marrin si te mireqene vetem ate qe ai e thote”, ka theksuar Halitaj.

Ai ka postuar të dy vendimet.

Të ngjashme