Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi konfirmoi se shqiptari do largohet në verë.
Pavarësisht që Hysaj në disa ndeshje është titullar, Napoli nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës, përcjellë lajmi.net.
Flitej që Hysaj mund të mbetet në Napoli, por agjenti i ka hedhur poshtë këto spekulime duke konfirmuar se e ardhmja e mbrojtësit është larg “Napolitanëve”.
“Çështja është e mbyllur. Vitin e ardhshëm do jetë diku tjetër. Po flasim me klube të tjera, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s”.
“Hysaj do bëj maksimumin për Napolin deri në qershor”, deklaroi ai.
Së fundmi, është raportuar se Benfica ka interesim për Hysaj.