E kryer, Diego Moreira transferohet në Milan

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Milan ka mbyllur transferimin e futbollistit të Strasbourgut, Diego Moreira.

Gjiganti italian ka arritur marrëveshje përfundimtare për anësorin belg, i cili do të jetë një nga përforcimet e reja të skuadrës së Ruben Amorimit.

Pwr trasnferimin e tij ka njoftuar gazetari i njohur Italian i merkatos, Fabrizio Romano.

22-vjeçari do t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Belgu i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, ka spikatur me shpejtësinë, driblimin dhe aftësinë për të krijuar raste.

Të ngjashme