E majta e vjetër dhe e djathta ekstreme në të njëjtin shtrat

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 08:54 | Nga

Kur ajo thotë identitet, ai dëgjon përjashtim. Kur ai thotë diversitet, ajo dëgjon islamizim. Ai e akuzon atë se po e harron historinë. Ajo e akuzon se është i obsesionuar pas historisë. Ai e quan atë raciste. Ajo e quan mazohist nacionalist.

Helmut Lethen (79) dhe Caroline Sommerfeld (42) janë të dy shkrimtarë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ata përfaqësojnë dy gjenerata dhe dy kampe intelektuale në një Gjermani edhe më të ndarë. Janë armiq politikë.

Dhe janë të martuar me njëri-tjetrin.

Martesa e tyre është e veçantë, madje e pakuptueshme, por shërben edhe si një laborator për tolerancën dhe si një dritare e rrallë për të kuptuar se çfarë mendon pala tjetër. Në intimitet dhe në përditshmëri, ata i rrahin temat që shteti i tyre nuk i prek.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme