“E mbështes Vuçiqin për Kosovën, le ta shpjegojë demarkacionin”

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 09:00 | Nga

Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim në Serbi, Muamer Zukorliq thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por që duhet të shpjegojë se çfarë nënkupton propozimi i tij për demarkacionin me Kosovën.

“Është e nevojshme që Presidenti të qartësojë se çfarë do të thotë demarkacioni: njohja e kufijve ekzistues, përcaktimi i marrëdhënieve, por kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e kufijve. Kjo e fundit është më e rrezikshmja pasi që askund në botë dhe sidomos në Ballkan nuk kemi shembuj serioz se ndryshimet kufitare erdhën pa konflikt”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme