E mbyti gruan me litar dhe i mbuloi gjurmët, Gjykata i cakton “fatin” 76 vjeçarit nga Fieri

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 17:35 | Nga

Ka kaluar mëse një vit nga vrasja makabre në Fier, por vetëm këtë të enjte, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 76 vjeçarin që vrau gruan e tij duke e mbytur me litar.

Namik Velaj u tha fillimisht policëve se gruaja e tij Verke Velaj kishte vdekur për shkaqe natyrale, por shumë shpejt falë hetimeve dhe ekspertizës, rezultoi se atë e kishte mbytur vetë bashkëshorti me litar.

Këtë të enjte gjykata e la në burg të moshuarin deri në momentin kur do të vendosë dhe masën e dënimit, nën akuzën e vrasjes.

Ballafaqimet mes familjarëve të Verke Velaj dhe Namik Velaj si dhe përgjimet telefonike të urdhëruara nga prokuroria faktuan se autori i krimit ishte 76-vjeçari dhe familjarët e tij kishin pasur dijeni por e fshehën.

Vdekja e Verke Velaj ndodhi në Janar 2017 pasi Namiku e mbyti me litar dhe më pas për të humbur gjurmët fytin e saj e mbuloi me një shall.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme