E moshuara në Fier hidhet nga kati i nëntë i pallatit, vuante nga depresioni

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier këtë mesditë. Sipas raportimeve, një e moshuar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e moshuara, identiteti i të cilës ende nuk behet me dije, vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme