E ndërtuan burgun plot 5 milionë euro në Gjilani, por kurrë nuk e hapën

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 12:28 | Nga

Janë bërë më shumë se një 1 vit qëkur është përuruar Qendra e Paraburgimit në Gjilan, por asnjëherë nuk është vënë në funksion.
Ndonëse u investuan rreth 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj qendre korrektuese, problemi, siç thuhet, ishte cilësia e ujit të pijshëm.

Në Ministrinë e Administratës Publike thonë se nuk kanë asnjë informacion për mosfunksionimin e kësaj qendre.

Por, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, thotë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte arsyeja e mosshfrytëzimit të kësaj qendre.

thotë se shumë shpejt në këtë qendër të paraburgimit do të transferohen të paraburgosurit e tjerë nga qendrat tjera korrektuese të Kosovës.

Në këtë qendër të paraburgimit, përveç të paraburgosurve, pritet të vendosen edhe të dënuarit për kryerje të veprave të ndryshme penale. (KTV)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme