E pyesin për Mustafa Nanon, Ilda Bejleri çudit me përgjigjen

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 00:12 | Nga Ekonomia Online

Ilda Bejleri ka vendosur të vijë më afër fansave të saj, duke zhvilluar një bisedë pyetje-përgjigje. Sigurisht që shumica e ‘pyetjeve’ ishin komplimente për moderatoren seksi, por nuk mungoi dhe pyetja ‘pikante’ lidhur me gazetarin Muç Nano.

“Çfarë mendimi ke për Muç Nanon m’qafsh se e kam me merak?”– i shkruan një ndjekës Ilda Bejlerit.

Moderatorja sportive ka vendosur që të shprehë mendimin e saj me një fjali, që nënkupton se ajo s’e duron dot fare gazetarin, pas zënkës virtuale që patën kohë më parë.

“Aman mos e zgjo… se e ka zënë gjumi..”– i është përgjigjur Ilda.

Dikur, fjalët e Mustafa Nanos drejtuar Ilda Bejlerit u përhapën në median rozë, pasi gazetari ofendonte rëndë moderatoren sportive, duke e etiketuar ‘një qenie vulgare’

“Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjjes”, shprehej mes të tjerash Muçi dikur.

Të ngjashme