E rëndë, një person bie nga një objekt në Prishtinë, vdes në vendin e ngjarjes, policia jep detaje

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur pasi ra nga një lartësi e një objekti mbrëmë në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Ai tha se policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr “të gjitha veprimet e nevojshme” për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të ngjashme