E rrëmbejnë dhe ia kërkojnë 8 mijë euro, i riu nga Prishtina arrin të ikë nga duart e të dyshuarve

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Dje pasdite në rrugën ‘Rrustem Statovci’ Policia ka hasur në një person, i cili ka deklaruar se pak më parë është rrëmbyer nga tre persona, por që ka arritur të ikë nga ta.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur kur 24-vjeçari kishte dalë nga një lokal që të shkojë në shtëpi, ku nën kërcënimin e armës, tre persona e kanë futur me dhunë brenda veturës.

Sipas deklaratës së të riut në Polici, tre të dyshuarit me të futur në veturë 24-vjeçarin kanë filluar ta rrahin duke e goditur me grushte. Ata i kishin kërkuar nga i riu plot 8 mijë euro, por që kanë arritur t’i marrin nga ai 125 eurot që ai i kishte me vete në xhep.

Nga duart e tyre arriti të shpëtojë pasi u dërgua në një market për të blerë gjëra, prej ku më pas kishin vazhduar rrugën për në lagjen Dardania ku edhe kishte arritur të shpëtojë.

Personat e dyshuar ende nuk janë arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Rrëmbim’.

Të ngjashme