E veshur me të kaltër, Merkel në Tiranë, Xhaçka i uron mirëseardhjen

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

E veshur me xhaketë të kaltër e pantallona të zeza, me pamjen e saj të zakonshme, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas.

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhacka i ka uruar mirëseardhjen, teksa në aeroport ka dalë dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin  të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. ”, shkruan ministrja Xhaçka.

Të ngjashme