Ekonomia Online
FUNDIT

​NBA: Golden State vazhdon me fitore falë 43 pikëve të Klay Thompson

​NBA: Golden State vazhdon me fitore falë 43 pikëve të Klay Thompson

Golden State Warriors ruan ecurinë pozitive në përballjet direkte ndaj New York Knicks. Kampionët në fuqi të NBA morën fitoren e 11-të radhazi përballë skuadrës nga “Molla e Madhe” dhe të 3-ën në 4 takimet e para të vitit 2019-të. Në Oracle Arena ishte gjithçka e thjeshtë për Golden State që triumfoi me rezultatin 122-95, […]

Golden State Warriors ruan ecurinë pozitive në përballjet direkte ndaj New York Knicks. Kampionët në fuqi të NBA morën fitoren e 11-të radhazi përballë skuadrës nga “Molla e Madhe” dhe të 3-ën në 4 takimet e para të vitit 2019-të.

Në Oracle Arena ishte gjithçka e thjeshtë për Golden State që triumfoi me rezultatin 122-95, në një takim ku mbi të gjithë shkëlqeu Klay Thompson, autori i 43 pikëve.

Moment jo për Oklahoma City Thunder. Skuadra e drejtuar nga trajneri Billy Donovan pësoi humbjen e dytë radhazi pasi u thye brenda në Chesapeake Energy Arena me rezultatin e ngushtë 117-119 nga Minnesota Timberwolves.

Kanadezi Andrew Wiggins ishte heroi i padiskutueshëm i miqve pasi realizoi 40 pikë ndërsa shtoi edhe 4 asiste e 10 rikuperime. Oklahomës në krahun tjetër nuk i mjaftuan 52 pikët e dyshes së artë Paul George-Rusell Westbrook.

U rikthye te fitorja Denver Nuggets. Kryesuesit e konferencës së Perëndimit kaluan në transfertë Miami Heat me rezultatin 103-99, në një sfidë ku Nikola Jokic ishte thjeshtë fantastik. Serbi i skuadrës nga Colorado arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke koleksionuar në total 29 pikë 10 asiste e 11 rebound.

Rikthimi në skuadër i Kawhi Leonard ishte më shumë sesa pozitiv për Toronto Raports. Falë 31 pikëve të realizuara nga ish basketbollisti i San Antonios, kanadezët mposhtën në shtëpi 104-101 Atlanta Haëks duke rimarrë vendin e parë në Lindje.

Të ngjashme