11 raste me Coronavirus në Veri

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Në veri të Kosovës janë shënuar edhe 11 raste pozitive në koronavirus, në mes tyre edhe një nënë me bebe nga Zubin Potoku, ka kumtuar sot dr. Aleksandar Antonijeviq nga Enti serb për Shëndetësi në Mitrovicën e Veriut.

Bëhet fjalë për 4 persona nga Zubin Potoku, 3 nga Zveçani, 2 nga Mitrovica e Veriut dhe 2 nga Leposaviqi.

Deri tani në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 69 raste pozitive në koronavirus, prej të cilëve dy kanë vdekur – nga Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut.

Gjithsej të sëmurë nga COVID-19 janë në Mitrovicën e Veriut 29 (prej të cilëve një pacient ka vdekur dhe tre persona janë shëruar), në Zveçan 18, në Leposaviq 18 (prej të cilëve njëri ka vdekur), në Zubin Potok 13 dhe një person në pjesën jugore të lumit Ibër.

Të ngjashme