Edhe 32 milionë dollarë të SHBA-së për Kosovën, granti arrin në mbi 73 milionë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të enjten ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parasheh fitimin shtesë prej rreth 32 milionë dollarëve për Kosovën.

Me këtë grant, totali ka arritur vlerën e 73.4 milionë dollarëve, ka njoftuar Osmani.

“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj!” ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme