Edhe 500 euro paga minimale, Kosova nuk do të ketë punëtorë

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 01:04 | Nga

Ministria e Financave dhe odat ekonomike kanë kundërshtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, të propozuar nga Këshilli Ekonomik-Social.

Por, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte të rënda.

“Të gjitha parametrat dhe indikatorët kanë votuar për këtë në Këshillin Ekonomik-Social. Aty kanë votuar të gjitha edhe odat ekonomike”, tha ai për RTK-në.

Ai pret që vendimi i KES-it të respektohet nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij sot ka mungesë të punëtorëve të punës. “Kanë ikur vitet e fundit mijëra punëtorë. Kjo pagë prej 250 eurove është rritje simbolike”, tha ai.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i ikjes së punëtorëve për Gjermani atëherë edhe 500 euro me bë pagën minimale nuk do të ketë punëtorë.

“Mendoj se në Kosovë, edhe nëse brenda dy viteve e bën rrogën 500 euro, nuk do të ketë punëtorë profesional”, ka thënë ai.

Të ngjashme