Nga 24 korriku do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave në fytyrë dhe ambalazhet në dyqanet e Anglisë, duke ndjekur praktikën si në Skoci, Spanjë, Itali dhe Gjermani.
Ata që nuk zbatojnë rregullat e reja do të përballen me gjobë deri në 100 funte.
Por disa shitës me pakicë dhe policë kanë shprehur shqetësimin për mënyrën se si do të zbatohen rregullat në praktikë.
Drejtuesi i organizatës që përfaqëson oficerët e policisë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin tha që maskat në fytyrë duhet të jenë një “kusht për të hyrë” në dyqane, duke shtuar se zbatimi i rregullave “nuk mund t’i lihet i gjithi në dorë të policisë”.
John Apter, kryetari i Federatës së Policisë, në Twitter tha: “Dyqanet mund ta vendosin shumë lehtë kushtin që kur një klient të hyjë ta ketë maskën – kjo është më së paku që do të prisja ta bënin. Mezi presim të shohim legjislacionin!”.
Por Peter Coëgill, kryetari ekzekutiv i JD Sports, tha për BBC: “Udhëzimi i deritanishëm është që kolegët tanë të dyqaneve nuk duhet të përfshihen në këtë. Kjo është çështje policore që ata ta vënë në zbatim sesa që të përfshihen, potencialisht, punonjësit e dyqaneve në çdo shqetësim publik”.
Kreu i Dhomave të Tregtisë Britanike i ka bërë thirrje qeverisë të sigurojë “qartësi absolute” për shitësit me pakicë mbi rregullat e reja.