Edhe Kurti ka fantazuar kur thoshte dialogu nuk është prioritet

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 09:40 | Nga Besa Ismaili

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Prishtinë.

Është dita kur përballen në një anë, kryeministri Kurti dhe dialogu i tij joprioritetar si sjellje numerike, pa plan, pa objektivë dhe përgjegjësi dhe qëndrimi i unifikuar amerikan dhe evropian karshi dialogut, në anën tjetër.

Paaftësia për dialogim dhe përpjekjet populliste të Kurtit për t’a shitur atë si epërsi siç proklamonte, sot bien në ujë. Por jo vetëm. Edhe vullnetit të munguar për zgjerim të Bashkimit Evropian karshi Ballkanit Perëndimor nga sot i filloi fundi.

SHBA-të e duan Ballkanin Perëndimor në BE, me çdo kusht.

Kryeministri Kurti ka fantazuar kur ka menduar se edhe mund të qëndroj në pushtet edhe të mos përgatitet për dialog dhe të mos konsolidojë pozicion të Kosovës karshi çështjeve kushtëzuese në Bruksel, kur e ka fituar me votë besimin e shumicës së votuesve në Kosovë.

Të ngjashme