Edhe Lajçak pjesë e Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, që zhvillon punimet për tre ditë duke nisur nga kjo e premte.

Lajçak është parë në audiencë në panelin e parë diskutues që po e mbanë konferenca e ne të cilin kanë folur Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, Kryediplomatja gjermane, Analena Bearbock dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Antonio Guteresh.

Emisari për dialog duket se ka shfrytëzuar praninë në Mynih edhe për të krijuar kontakte pasi është parë derisa i jep vizitën-kartën e tij një mysafiri në Konferencë.

Të ngjashme