Qendra ciklonike që goditi Evropën Perëndimore dha impakt edhe në territorin e Shqipërisë, që do të të vijojë edhe sot, ku do të mbajë mot me reshje shiu dhe stuhi në bregdet.
Moti do të mbetet i vranët me reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore.
Era do të jetë drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 3/11°C
Zonat e ulëta 10/16°C
Zonat bregdetare 11/17°C