Edhe nëse e paguani parkimin në këto hapësira, gjithmonë do të gjobiteni

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

“Prishtina Parking” ka apeluar të qytetarët e Prishtinës që mos të parkojnë veturat e tyre në parkingjet e ndara për persona më nevoja të veçanta.

Ata bën të ditur se edhe nëse paguajnë do të dënohen.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dje dhe sot bashkë me Drejtoria e Shërbimeve Publike kemi vazhduar sinjalizimin e hapësirave për parkim për të dashurit tanë që i takojnë kategorisë së personave me nevoja të veçanta.

Megjithatë, apelojmë që në asnjë rrethanë të mos parkoheni në këto hapësira nëse nuk i takoni kategorisë së personave me nevoja të veçanta.

Edhe nëse e paguani parkimin në këto hapësira gjithmonë do të gjobiteni;

Edhe nëse nuk gjeni vende të lira në tjera hapësira, dhe parkoheni këtu, do të gjobiteni;

Edhe nëse në lagjen tuaj nuk është asnjë banorë me nevoja të veçanta dhe ju parkoheni, përsëri do të gjobiteni.

Nuk ekziston justifikim i asnjë forme që do të lejojë tolerancë për parkimin tuaj në këto hapësira, sepse janë të dizajnuara vetëm për personat me nevoja të veçanta.

E kemi të gjithë së bashku obligim që me sa do pak kontribut të lehtësojmë qasjen në aktivitetet e rregullta dhe të përditshme për personat me nevoja të veçanta.

Të ngjashme