Edhe një fitues i medaljes olimpike preket nga Coronavirusi

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Sportisti i njohur iranian, Ehsan Haddadi ka dalë pozitiv në testimin për Coronavirus, është bërë e ditur të shtunën.

Haddadi është prej atletëve më të njohur aziatik. Ai ka suksese të shumta në hedhje të diskut. Ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike të vitit 2012, ndërsa në Botërorin e vitit 2011 fitojë medalje të bronztë.

Haddadi ishte i pari sportist nga Irani që fitojë medalje olimpike, pos atyre në sportet si mundja, peshëngritja e taekwondo. Ai mbanë rekordin e Azisë në hedhje të diskut (69,32 metra).

“Fituesi i medaljes olimpike është izoluar pasi u testua pozitivisht për koronavirus”, ka thënë mjeku i Federatës së Atletikës së Iranit, Ashkan Ordibehesht.

Irani është prej vendeve më të goditura nga koronavirusi. Në Iran kanë vdekur 2500 persona nga kjo pandemi, ndërsa të prekur janë më tepër se 35 mijë persona.

Haddadi 35-vjeçar, ka katër medalje të arta në Lojërat Aziatike e po ashtu gjashtë të arta në kampionatet e Azisë.

Haddadi një pjesë të vitit e kalon duke ushtruar në SHBA, por ishte në Teheran kur u infektua me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme