Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Kukaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati.
Ai ka thënë se Kukaj do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.
“Sot mora lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale . Edhe ky do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka thënë ai.