Ish-komandanti i UÇK-së, Brigada 124 e Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Komandanti është ftuar për intervistim më 17 shkurt, në Hagë të Holandës.
Ismet Tarës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor, shkruan rahoveci24.
“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.
Sot është intervistuar edhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ndërsa dje dhe pardje për intervistim në Hagë ishte edhe ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrusem Mustafa.
Në muajin shkurt pritet të ketë një valë intervistimesh të profileve të larta, në Gjykatën Speciale.