Edhe pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, futbollistët e Kosovës vuajnë nga mungesa e infrastrukturës sportive.
Këto fotografi të bëra gjatë fundjavës, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë të Kosovës, ndërmjet KF “Ratkoci” dhe KF “Dukagjini”, tregojnë më së miri se në çfarë fushash luajnë futbollistët kosovarë.
“Gjithë këto ndjenja dhe emocione aq të bukura na i mundëson futbolli. Për të luajtur në këto kushte nuk kryen punë veç talenti, por duhet t’i kesh të gjitha për të arritur aq pak sa të mundësohet”, ka shkruar futbollisti i ri nga Ratkoci i Rahovecit, Besim Krasniqi, i cili ka postuar fotografitë në faqen e tij në Facebook.