Banorët e Ratkocit vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut

Rahovec | 05 Shk 2018 | 15:48 | Nga

Banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit, për të dhjetin vit me radhë kanë vazhduar të dhurojnë gjak vullnetarisht, transmeton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për medie, Komuna e Rahovecit njofton se organizimi i dhurimit vullnetar të gjakut në këtë fshat është bërë në bashkëpunim të plotë me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, Këshillit Organizativ në fshatin Ratkoc dhe Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

“Thirrjes për të dhuruar gjak u janë përgjigjur shumë qytetarë dhe zyrtar të institucioneve lokale përfshi këtu edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe zyrtarë tjerë të qeverisë Komunale të Rahovecit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se koordinatori i Këshillit Organizativ për Organizimin e 5 Shkurtit, Shani Hoti ka thënë se numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut në vitin 2017 ka qenë 250, dhe duke u bazuar në organizimin e këtij viti komuna parashikon që ky numër të jetë më i madh se sa vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme