Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visari Avdyli janë duke u kërkuar tash e disa ditë nga autoritetet norvegjeze, ndërsa ata po akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç në Mortensrud, vrasje kjo që ndodhi dy javë më parë.

Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke bashkëpunuar me policinë norvegjeze për arrestimin e tyre.

Kështu kanë konfirmuar zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Me datë 15.10.2021, Policia e Kosovës lidhur me çështjen në fjale ka pranuar informacionin nga autoritetet Norvegjeze dhe nga ajo kohe është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë Norvegjeze. Po ashtu lidhje me urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet Norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente”.

Të ngjashme