Edhe Vuçiq do ta takohet me Trump

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 13:45 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar për në New York, ku deri në 23 shtator, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Ivica Daçiq do të marrin pjesë në sesionin e 72-të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Atje kreu i shtetit serb pritet që të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Në punimet e Asamblesë së KB-së do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, edhe numri një i Kosovës pritet të ketë një takim të shkurtër me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale edheme krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zëvendëskryeministri njëherit ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme