Edi Rama vjen me një super lajm: Pas 18 majit hapim kufijtë ajror e tokësor

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria pritet t’i hapë kufijtë ajror e tokësor pas datës 18 maj. Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ekspertëve ndaj Covid, kreu i qeverisë Rama.

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

Kufijtë ajror dhe detar u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.

Të ngjashme