Efektet e COVID-19 në ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 12:50 | Nga Enver Bajçinca

Kriza shëndetësore nëpër të cilën po kalojnë vendet në tërë globalin padyshim se implikon një krizë ekonomike dhe financiare.

Efektet e pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës, duhet të merren me seriozitet të lartë, me shqyrtime të kujdesëshme dhe veprime të matura nga Qeveria, dhe si rezultat i kësaj ajo duhet të dal me një plan afatshkurtër 3 mujor me udhëzime dhe mesazhe të qarta për sektorët e biznesit dhe punonjësit.

Në kohën/sezonën vjetore në të cilën gjendemi kur në kushte normale aktiviteti ekonomik merr hov pas periudhës dimërore, aktiviteti ekonomik ka stagnuar dhe vlerësimet janë se ai gjendet në nivelin 30% të vëllimit në të cilin duhej të ishte n[ rrrethana normale.

Ajo që dihet tashmë, se prej kur kanë filluar kufizimet e para, 11 mars, rritja ekonomike e pritur në nivelin e zakonshëm të viteve të fundit prej 4%, veç se është neutralizuar tashmë. Përllogaritjet fillestare janë se nëse vazhdohet kjo gjendje pas muajit të parë, për çdo muaj të ardhshëm rënia ekonomike do të jetë për 5%, kështu që një vazhdim i kësaj gjendjeje prej 3-4 muaj do të kemi rënie ekonomike deri 10- 15% në vit. Në këtë mënyrë vendi mund të hyjë në një cikël të depresionit ekonomik, me pasoja
potenciale edhe për vitin e ardhshëm.

Planet e qeverisë për pako ndihmëse dhe stimuluese për bizneset private dhe punonjësit e tyre janë të mirëseardhura. Mirëpo Qeveria duhet të jetë e kujdeshme me rrjedhjen e parsë publike sepse edhe ajo është pjesë e kësaj gjendjeje emergjente të stagnimit ekonomik. Plani për një pako ndihmeprej 170 milion €, i propozuar nga ministri i financave dhe tashmë i miratuar nga Qeveria në mbledhjen e datës 30 mars 2020, koincidon përafërsisht me të hyrat publike mesatare mujore nga viti i kaluar.

Duke marrë parasysh rënien e aktivitetit ekonomik, pastaj lehtësirat emergjente fiskale për disa produkte më të nevojshme në këtë kohë, dhe shtyerjen e pagesave të obligimeve tatimore për biznese- ato të muajit shkurt, mars përshirë paradhëniet tatimore të tremujorit të parë, pritjet e hyrjes së parasë në arkën e shtetit në muajt në të cilët po kalojmë mars, prill edhe maji që do të vijë do të mund të sjellen prej 70-90 milionë eur në muaj në rastin më të mirë. Kësaj duhet shtuar që edhe të hyrat buxhetore t[ mbledhura gjatë muajve janar-shkurt janë zakonisht më të ulëta për shkak se aktiviteti ekonomik në këtë periudhë e ka pikën më të ulët të vitit.

Në pakon stumuluese që e ka propozuar Ministria e Financave, rreth 130
milionë janë paraparë ndihma për kategoritë e ndryshme në 3 muajt e ardhshëm që mesatarisht i bie rreth 43 milionë € në muaj. Të përmendim këtu se vetëm për paga të sektorit publik nga buxheti i shtetit shkojnë rreth 55 milionë € n[ muaj, që bashkërisht me ndihmën mesatare mujore të planifikuar nga Qeveria arrijnë shifrën rreth 100,000 milionë eur në muaj, shifër kjo vështirë e përballueshme nga burimet vetanake të buxhetit të shtetit, kur dihet që institucionet publike për të funksionuar i kanë edhe
shpenzimet për mallra dhe shërbime.

Në anën tjetër, huamarrja publike apo deficiti buxhetor sipas legjislacionit në fuqi, është e limituar në kufirin 2% në vit, që përkthyer në shumë absolute të buxhetit tw këtij vitit është rreth 50 milionë eur, të cilën do të duhej ta shfrytëzonte menjëherë, e që do të mund ta zbusnin por jo edhe ta neutralizonin tërësisht krizën ekonomike dhe atë financiare të mundshme.
Zbutja krizës sadopak do t[ mund të bëhej duke u kthyer në analizën e kontributit të sektorëve ekonomikë në bruto produktin vendor. Natyrisht, ruajtja e shëndetit publikë të qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha, mirëpo Qeveria duhet të lejojë dhe të përkrah zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në disa sektorë që interativiteti njerëzor është i ulët, siç është psh ndërtimtaria e cila këto ditë aktivitetin e ka pothuaj zero. Në një analizë të bërë për kontributin e sektorëve në BPV për 7 vitet e fundit, vërehet se ndërtimtaria kontribon drejtpërdrejt me mesatarisht 8% në BPV dhe sektori i ndërlidhur me të, siç është tregtia me patundshmëri kontribon ngjashëm me përafërsisht 8% në BPV. Industria përpunuese është një sektor ekonomik që kontribon mjaft shumë në BPV me rreth 11%, dhe e cila në këto kushte do të mund ta zhvillonte aktivitetin e saj me rreth 70-80% të nivelit normal të saj.

Prandaj institucionet shtetërore duhet t’i lejojnë këta sektorë të zhvillojnë aktivitetin e tyre, madje edhe t’i stimuloj në mënyrë që ta ruajnë ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit. Dihet se ndërtimtaria dhe industria përpunuese në vete përbëjnë një numër të madh të të punësuarve në Kosove, pasi që në vete edhe ngërthejnë një zingjirë të konsiderushëm të ndërmarrjeve në treg që kontribojnë zhvillimin e këtyre sektorëve.

Duhet të përkrahet dhe stimuloheti aktivitetit ekonomik i këtyre sektorëve, në mënyrë që të zhvillohet sa më normalisht puna. Kjo do të bëhej duke aplikuar rregulla strikte të mbrojtjes së shëndetit në punë, pjesa më e madhe e të cilave janë të parapara edhe në kushte normale;

Është me rëndësi jetike që në këtë kohë Qeveria të ruajë stabilitetin financiar dhe të mos futet në vështirësi. Duhet të bëhet mbledhja e të hyrave aty ku mundet, të hyrat që mbledhen nëpër dogana, të arkëtoj tatimet nga ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme, tashmë do të jenë në radhë edhe pagesat paradhënie tatimore tremujore.

Këtu duhet të përfshihen edhe të gjitha ndërmarrjet që kanë pasur punë intensive në këto javët e fundit. Ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe mikro që janë pasivizuar gjatë muajit mars për shkak të krizës duhet pasur konsideratë me lehtësira dhe moratoriume tatimore. Duhet të heqet pagesa e tremujorit të parë si paradhënie për këtë kategori të ndërmarrjeve dhe ato të shpërndahen vetëm në tremujorshat e ardhshëm, me shpresë se deri në fund të tremujorit të dytë të vitit të kaloi kjo gjendje. Duhet të bëhet prolongimi i pagesës së kontributeve pensionale të punonjëve
në sektorin publikë dhe privat dhe të vetpunësuarve (bizneseve individuale) për 3 muajt e ardhshëm duke u zhvendosur si obligim pa interes tërësisht në vitin e ardhshëm.

Vendimi i Qeverisë i datës 30 mars, është i mirë sa i përket aspektit për t’i marrë përsipër pagesën e kontributeve pernsionale të punonjësve të sektorit privat, por jo i dobishëm që të kryhet në këtë kohë për shkak se tani për ekonominë vendore është ngarkesë dhe e padobishme tezaurimi i parave në fondet e Trustit pensional. Deklarimi dhe pagesa e TVSH-së aty ku ka duhet të deklarohet dhe paguhet me rregull, gjithnjë në funksion të ruajtjes së likuiditetit të arkës shtetërore.

Të ngjashme