Egzona Podvorica, asambleiste e re në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 11:59 | Nga

Egzona Podvorica është asambleistja më e re e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ajo sot u betua si Këshilltare e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke zëvendësuar Lirijeta Rexhepi-Lecin.

Egzona Podvorica ka lindur në vitin 1991 dhe ndjek studimet Master në Ekonomi, është anëtare e Këshillit Drejtues të Rinisë së PDK-së në Prishtinë dhe poashtu është anëtare e Kryesisë së Gruas së PDK-së në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme